Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën 25-vjeçari shqiptar

23 Qershor 2024 | 11:44

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në Halkidiki të Greqisë, duke shkaktuar vdekjen e një 25-vjeçari shqiptar.

Ngjarja ndodhi në aksin Nea Fokaia – Sani, 650 metra para se të shkosh në hotelin “Sani Dunes”. Mjeti me targa NZP – 4087 i drejtuar nga Roberto Pojani 25 vjeç, nga fshati Pojan i Maliqit, humbi kontrollin e mjetit për shkaqe të paqarta dhe u përplas me një pemë.

Si pasojë e aksidentit, humbi jetën 25-vjeçari shqiptar, i cili udhëtonte i vetëm në makinë. Policia po heton shkaqet e aksidentit të rëndë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla këtë të martë zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të bimëve medicinale dhe fermerë të zonës...
16:01 | 14/07/2026

Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është aktive këtë të martë në Novoselë. Zjarri ka rënë në një hapësirë me shkurre, barishte por edhe ullinj. Sipas informacioneve...
15:17 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026