Parti kolegjiale? Baçi për propozimet e grupit të Bashës: S’ka forcë pa kryetar
Gazetari Agim Baçi është shprehur se nuk ka forcë politike pa kryetar në asnjë vend.
Komentet Baçi i bëri në Euroneës Albania, ku komentoi propozimet e Enkelejd Alibeajt dhe Edvin Kullurit për parti kolegjiale, pra të drejtuar nga forumet.
Ai tha gjithashtu se Lulzim Basha për të marrë të njëjtat vota që mori në zgjedhjet e fundit duhet të zhvillojë takime të përditshme dhe të krijojë një front europian.
Pjesë nga biseda në studio:
Milori: Te pjesa tjetër e PD, që tani nuk është më PD, por ish-PD, ka një lloj mendimi që po diversifikohet me shumë shpejtësi. Alibeaj dhe Kulluri thonë parti kolegjiale, parti e drejtuar nga forumet dhe jo parti e kryetarit. Basha nuk ka folur ende në mënyrë konkrete, thotë krijimin e një force politike, por thotë të presim njëherë Rekursin e Gjykatës së Lartë. Si e shikoni këtë rast?
Baçi: Po të më gjejnë një rast që ka parti kolegjiale, dakord. Partitë kanë kryetar dhe direktiv, ndryshe bëhen çorap. Duhet të kesh një drejtim, duhet të biesh dakord. Është që në lashtësi, midis 3 vetave, duhet të zgjidhni një. Bordi është ndërmarrje dhe sërish nuk pyetet. T’i lemë këto humoret politike. E treguan pa kryetar dhe shkuan në këtë pikë. Basha ka patur votuesit e vetë, që kanë qenë kundër konfliktit që pati Berisha me pjesën tjetër të PD. Për t’i menaxhuar këto vota do punë të përditshme, të krijosh një front europian.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta