Hezbollahu thotë se ka sulmuar me raketa një bazë izraelite

28 Qershor 2024 | 07:07

Grupi militant libanez, Hezbollah, ka hedhur “dhjetëra” raketa më 27 qershor drejt një baze ushtarake në veri të Izraelit, në kundërpërgjigje të një sulmi izraelit në Liban, që vrau një luftëtar të këtij grupi i cili mbështetet nga Irani.

Javëve të fundit është rritur frika për një luftë në shkallë të plotë mes Izraelit dhe Hezbollahut, teksa palët kanë intensifikuar kërcënimet.

Izraeli dhe Hezbollahu këmbejnë zjarr pothuajse në baza ditore në kufi që kur Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste – sulmoi Izraelin, gjë që nxiti luftën në Rripin e Gazës.

Hezbollahu, aleat i Hamasit, tha se “në përgjigje të sulmeve të armikut që sulmuan qytetin Nabatije dhe fshatin Sohmor”, luftëtarët e tij bombarduan “bazën kryesore ajrore dhe të mbrojtjes ajrore të komandës veriore… me dhjetëra raketa të llojit Katyusha”.

Hezbollahu pretendoi se ka kryer edhe dy sulme të tjera ndaj trupave izraelite dhe pozicioneve të tyre, përfshirë edhe një sulm me dron, ndërkaq agjencia shtetërore e lajmeve në Liban raportoi se Izraeli ka kryer sulme në disa zona në jug të Libanit.

Ushtria izraelite tha përmes një deklarate se “afërsisht 35 lëshime nga Libani janë identifikuar”.

Mbrojtja ajrore “me sukses ka penguar shumicën e tyre. Nuk raportohet për ndonjë lëndim”, tha Izraeli.
Ndërkaq, përmes një njoftimi të ndarë, ushtria izraelite tha se “dy dronë u identifikuan nga Libani” që ranë në veri të Izraelit.

Hezbollahu tha të enjten se një luftëtar nga Sohmor, teksa u raportua se sulmi u krye me dron “nga armiku”.

Ushtria izraelite tha se një operativ i Hezbollahut “u eliminua” gjatë një operacioni në rajonin e Sohmorit, teksa raportoi se ka kryer sulme edhe në jug të Libanit.

Përderisa po vazhdojnë këmbimet e zjarrit, është rritur frika se lufta në Gazë mund të përhapet në rajon, nëse konflikti mes Izraelit dhe Hezbollahut, që deri më tani ka qenë i përqendruar në zonën kufitare, përhapet.

Që kur ka nisur dhuna në kufi, në Liban janë vrarë 482 persona, shumica luftëtarë, por po ashtu edhe 94 civilë. Ndërkaq, në anën izraelite janë vrarë të paktën 15 ushtarë dhe 11 civilë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mendova se do të vdisja’ – Venezuelianët përshkruajnë panikun e tërmetit, familjet ende kërkojnë të mbijetuarit

Mbi 160 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën të mërkurën në mbrëmje, duke...
16:04 | 25/06/2026

Rusia sërish kundër Evropës, Zakharova: Vendet evropiane po pengojnë arritjen e paqes në Ukrainë

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, deklaroi se vendet evropiane po kontribuojnë në vazhdimin e konfliktit në Ukrainë përmes ndihmës së tyre...
15:50 | 25/06/2026

Rubio: Vendet e Gjirit kundër tarifave në Hormuz

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, deklaroi të enjten në Bahrein se vendet e Gjirit nuk mbështesin vendosjen e asnjë takse apo tarife për...
15:43 | 25/06/2026