Polonia do të nënshkruajë marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën para samitit të NATO
Kryeministri polak, Donald Tusk, tha të premten se është pothuajse e sigurt se Polonia do të nënshkruajë marrëveshje dypalëshe të sigurisë me Ukrainën, para samitit të NATO-s që mbahet muajin e ardhshëm në Uashington.
Të enjten, Tusk tha se para samtit të NATO-s në Uashington, i cili nis më 9 korrik, do të ketë bisedime në Varshavë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
“Unë, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, duhet të vendosim patjetër se si mund të vazhdojmë ta ndihmojmë Ukrainën, por ne nuk mund ta dobësojmë mbrojtjen e Polonisë”, tha Tusk.
“Gjasat janë 99 për qind që ne do ta nënshkruajmë këtë marrëveshje me presidentin Zelensky [para samitit]”, shtoi ai.
Tusk shtoi se marrëveshja është praktikisht “e kryer” dhe se kanë mbetur vetëm edhe disa hollësi për t’u qartësuar.
Bashkimi Evropian dhe dy prej vendeve të saj anëtare, Lituania dhe Estonia, nënshkruan marrëveshje të sigurisë me presidentin ukrainas Zelensky gjatë samitit në Bruksel të enjten.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës