Vetëplagoset me armë zjarri 15-vjeçari në Lezhë
Një i mitur është vetëplagosur me armë zjarri në Lezhë mbrëmjen e së premtes.
Policia tha se ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Fushë Malbardhë, njësia Administrative Milot, ku dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi i mitur B.H 15 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 15-vjeçari kishte gjetur një armë zjarri pistoletë tip TT dhe e kishte marrë në banesë. Dyshohet se duke e pastruar, aksidentalisht është vetëplagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip Pistoletë TT.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet hetimore për dokumentimin ligjor të rastit.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta