Asgjësohen 6032 bimë dhe fidanë kanabis në Shkodër
Janë asgjësuar 6032 bimë dhe fidanë narkotike kanabis në Shkodër.
Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se asgjësimi i tyre është kryer në kuadër të operacionit të koduar ‘Territor i Pastër’.
Po ashtu bëhet me dije se lidhur me kultivimin e këtyre bimëve narkotike janë proceduar penalisht disa persona, përfshi edhe zyrtarë për ‘shpërdorim detyre’.
Njoftimi i Policisë:
Qarku Shkodër/Vijon megaoperacioni policor anticannabis, i koduar “Territor i pastër”.
Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, gjenden dhe asgjësohen 6032 bimë dhe fidanë narkotike cannabis sativa.
-Procedohen penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryetari i njësisë administrative Iballë, specialisti i pyjeve dhe kryeplaku i fshatit Iballë, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në këtë fshat.
-Identifikohen dhe procedohen penalisht 2 autorë të dyshuar për kultivimin e 280 bimëve cannabis që u gjetën në fshatin Mëlgushë, Vau i Dejës.
Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kësaj veprimtarie kriminale.
Në fshatin Iballë, Fushë Arrëz, u gjetën 4520 bimë narkotike cannabis. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit: A. Z., kryetari i njësisë administrative Iballë, I. B., specialisti i pyjeve dhe D. P., kryetari i fshatit Iballë.
Gjatë kësaj faze të megaoperacionit, në fshatin Mëlgushë, Vau i Dejës, në tokën e shtetases V. L., u gjetën 280 bimë narkotike cannabis. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, për shtetasit: V. L., 47 vjeçe dhe J. M., 32 vjeç.
Gjithashtu në njësin administrative Pult, në fshatin Pog, u gjetën 1232 fidanë cannabisi.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 22:21 Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
- 22:17 Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione