Identifikimi elektronik, Pelinku: Teknologjia rrit transparencën, shmang votën e dyfishtë
Përveç fletës së votimit që ka qenë kryefjalë në zhvillimet e fundit në vend sa u përket zgjedhjeve të 25 prillit, votimi elektronik është sfida e radhës e këtyre zgjedhjeve për KQZ-në. Projekti pilot i identifikimit, votimit dhe numërimit elektronik do të aplikohet vetëm në njësinë numër 10 në kryeqytet.
Nënkryetarja e KQZ-së, Lealba Pelinku, sqaroi për Euronews Albania paqartësitë që kanë lindur në lidhje me testimin e votimit elektronik. Sipas znj. Pelinku, testimi i votimit elektronik do të kryhet javën e dytë të prillit, kur pajisjet të jenë gati.
“Sipas kalendarit pjesë e kontratës, ende nuk kemi mbërritur në fazë të testimit operacional, pra, të atij testimi që kërkohet të kryhet referuar detyrimit në kodin zgjedhor. Kjo pritet të ndodhë javën e dytë të prillit pasi të jetë instaluar softi në 5500 pajisje hard, do të vijohet me testimin operacional në çdo qark sipas detyrimit të Kodit Zgjedhor, 5% të pajisjeve do të përzgjidhen në mënyrë rastësore dhe do të vijohet me testimi për të parë funksionalitetet kryesore dhe përputhshmërinë e këtyre funksionaliteteve dhe specifikave të pajisjes me atë çfarë është angazhim i palës kontraktore”, u shpreh znj. Pelinku.
Nënkryetarja e KQZ-së radhiti benefitet që votimi elektronik do të ketë në procesin e zgjedhjeve, siç është ekonomia e kohës, ajo financiare, shmangia e debateve nëpër qendra votimi dhe dalja e rezultateve në kohë rekord.
“Benefitet e teknologjisë në votimin dhe numërimin elektronit dhe zgjedhjen e sistemit që ka bërë KQZ, të shkëputur nga çdo rrjet komunikimi pra për të shmangur ndërhyrjet që do të deformonin rezultatin, e bën të suksesshëm nga pikëpamja e ekonomisë kohore, financiare, e daljes së rezultatit në kohë rekord, e shmangies së debateve dhe diskutimeve. Në një analizë të gjerë, është një teknologji që do të zgjidhte çdo lloj problemi”, tha znj. Pelinku.
Lealba Pelinku theksoi gjithashtu se përdorimi i teknologjisë në procesin zgjedhor rrit transparencën e procesit si edhe shmang manipulime të tilla si vota e dyfishtë apo vota familjare.
Teknologjia rrit transparencën, shmang manipulime. Lidhur me identifikimin elektronik do të shmanget votimi i shumëfishtë apo vota familjare, apo edhe kur zgjedhësi paraqitet në vendin e gabuar apo për herë të dytë. Do të ketë efekt ndërgjegjësues dhe frenues tek qytetarët”, shtoi znj. Pelinku.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta