Debati për Censin në Pustec, ministri i Kulturës në RMV: Problem diplomatik, por…
Ministri i Kulturës në Maqedoninë e Veriut Zoran Ljutkov ka qenë i pranishëm në çeljen e ditëve të kulturës maqedonase në bashkinë e Pustecit.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me debatin e Census 2023 dhe shifrat në rritje të shtetasve bullgare në këtë zonë, ministri i Kulturës është shprehur se ky është një problem diplomatik e se gjithçka e ka lënë në dorë shtetit shqiptar.
Pyetje: Minoriteti maqedonas ka dalë ne shifra shumë të ulëta në Cens 2023. A keni një koment për këtë?
Ministri Ljutkov: Unë kujtova se do të më bënit pyetje që ka rreth 19 vite që ndodh, ditët e kulturës të Prespës ndaj jam i lumtur që ndodhem këtu me maqedonasit e Shqipërisë.
Nuk jam i informuar me detaje si është i zhvilluar CENS, por ky është një problem diplomatik dhe ja kam lënë shtetit shqiptar, në fund do japim mendimin tonë. Është e drejtë individuale e çdo qytetari të shprehet ashtu siç ndihet.
Pyetje: Këto ditë të kulturës maqedonase a janë edhe për shtetas bullgarë këtu, sepse ka afro 500 bullgare me pasaporta e 1500 të tjerë kanë aplikuar për këto pasaporta?
Ministri Ljutkov: Ne si ministri e kulturës të Maqedonisë e kemi lajmëruar që këto janë ditët e Maqedonisë në Prespë të Shqipërisë. Kultura është ajo që bashkon njerëzit. Problemi i idenfikimit është problem me vete.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
- 14:17 Ministri i Brendshëm Lamallari për Euronews Albania: Mund të shpallen persona të tjerë “Non Grata”
- 14:02 Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake
- 13:36 KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
- 13:27 Barack Obama i ka ngritur një monument vetes
- 13:18 Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
- 13:10 Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane