Brataj përgënjeshtron botuesin e Kadaresë: Iu ofrua gjithë ndihma e nevojshme

3 Korrik 2024 | 14:52

Kreu i Urgjencës Skënder Brataj hodhi poshtë pretendimet e botuesit të shkrimtarit Ismail Kadare, Bujar Hudhri se ambulanca që transportoi shkrimtarin nuk kishte pajisjet e nevojshme për t’i ardhur në ndihmë.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se shkrimtarit Ismail Kadare iu ofrua e gjithë ndihma e nevojshme.

“Ngushëllime familjes dhe të gjithë shqiptarëve që e ndiejnë. Më duken deklarata, se nuk e di se sa në gjendje është një botues të vlerësoj një ekip mjekësor apo një ambulance. Gjatë 4 viteve që zoti Kadare është në Shqipëri, ka pasur në dispozicion, institucionet e qendrës shëndetësore. Sa herë ka qenë e nevojshme, ne kemi qenë prezentë. Nga interesimi që unë bëra në datë 1 që në momentin e parë që më erdhi telefonata, ka shkuar ekipi që ndodhet te qendra shëndetësore numër 8.

Ai është gjetur në gjendje arresti. Nga shtëpia deri në spital janë bërë tre ampula të adrenalinës që sipas protokollit bëhen çdo 5 minuta. Është dërguar një ekip i dytë, duke menduar se mund të ishte i nevojshëm transporti i menjëhershëm. Ekipi i parë është shoqëruar drejt QSUT. Më shumë se 30 minuta pacienti është intubuar.

Zemra nuk dha më asnjë shenjë që të rikthehet në jetë. Përgënjeshtroj çdo deklaratë që mund të bëhet nga kushdo. Kam qenë vetë prezentë, familja Kadare është dëshmitare. Ai nuk ka qenë me shenja jete, ndryshe nuk do futej në reanicmacion kardio-pulmunar”,-tha Brataj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026