“Paratë i çonte te restoranti“, gazetari: Altin Dumani futi “vetë në dorë” Beqajn
Gazetari Eni Ferhati tha në emisionin Now në Euronews Albania se hetimet për Ilir Beqajn kanë nisur që në verën e 2023, përpara se ai të jepte dorëheqjen nga kreu i agjencisë SASPAC.
Ai tregoi se abuzimet me fondet publike dhe ato të BE nga ish-ministri i Shëndetësisë edhe në kohën që ky i fundit hetohej lidhur me dosjen e sterilizimit.
Sipas SPAK, Beqaj ka investuar një sasi të madhe parash të përfituara në mënyrë abuzive në një restorant në zonën e Kalasë në Tiranë, pronar faktit i të cilit dyshohet të jetë vetë ai.
“SPAK thotë se Beqja ka investuar një sasi të madhe parash të përfituara në mënyrë abuzive në një restorant në zonën e Kalasë në Tiranë, ku bashkëshortja e tij ka pasur 15 për qind të aksioneve. Më pas i ka shitur, por SPAK thotë se ka investuar mijëra euro për arrestimin e restorantit ndaj ka qenë pronari faktik i restorantit. Kjo është një dosje, në këtë dosje është investuar edhe vetë Dumani, prisja të kishte më shumë të arrestuar pasi SASPAC menaxhonte shumë projekte, janë me dhjetëra administratorë biznesesh që janë pjesë e kësaj skeme. Paracaktohej tenderi, vlera, nuk ka ndodhur fare një festë, janë qepur vetëm letrat, janë vjedhur vetëm paratë me fatura fiktive. Ka një episod sot që për një event të rëndësishëm është tenderuar 2 herë i njëjti aktivitet; një herë ministria e mjedisit dhe një herë nga SASPAC me vlerë shumë më të madhe”, shpjegoi gazetari Ferhati.
Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh
Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit
Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
- 17:02 Le Pen mbështet Melonin në përplasjen me Trumpin: Ai ishte shumë ofendues
- 16:57 Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 16:55 Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri
- 16:51 Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit
- 16:49 Braçe flet për protestën: Unë mbetem socialist, deligjitimimi i zgjedhjeve do dëmtonte procesin në BE
- 16:47 Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor