Presidenti Begaj dekreton datën e zgjedhjeve për Bashkinë Himarë
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar datën 4 gusht për mbajtjen e zgjedhjeve në bashkinë Himarë.
Vendimi erdhi pasi qeveria iu drejtua me një letër zyrtare Presidencës, ku i komunikonte vakancën e krijuar në drejtimin e Bashkisë Himarë, pas vendimit të KQZ për heqjen e mandatit të Fredi Belerit.
Pas një konsultimi me kreun e KQZ Celibashi, Begaj zgjodhi datën 4 gusht, si datën më optimale brenda afatave ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve.
“Kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë është gjendur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kushtet e pavlefshmërisë së mandatit, për shkak të dënimit me vendim të formës së prerë për veprën penale të “korrupsionit aktiv në zgjedhje”, të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj thirri në konsultë Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve për t’u informuar lidhur me kapacitetet dhe gadishmërinë e institucionit menaxhues të zgjedhjeve, për zhvillimin e zgjedhjeve në këtë bashki, brenda kornizës kalendarike të Kodit Zgjedhor.
Pas kësaj konsulte, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi datën 4 gusht 2024 për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në bashkinë Himarë, si alternativa më e mirë që pajton nevojën për përgatitjen dhe zhvillimin e një fushate të rregullt zgjedhore dhe nevojën për përgatitjen optimale të administratës zgjedhore, me kushtet, rrethanat dhe ngarkesën që sjell sezoni turistik për bashkinë Himarë, si njësi bregdetare e qeverisjes vendore”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Kujtojmë se mëngjesin e kësaj të premteje KQZ shpall pavlefshmërinë e mandatit të Belerit, nën argumentin se preket nga ligji i dekriminalizimit pas vendimit të formës së prerë të Apelit të Posaçëm që e dënon me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta