Beleri flet në KQZ për mandatin: Duhet të betohem pastaj të më shkarkojnë

5 Korrik 2024 | 11:26

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, mbajti fjalën e tij këtë të premte në KQZ ku po shqyrtohet mandati i tij.

Ai tha se e njëjta metodë që u përdor ditën e sotme duke i mundësuar atij shkuarjen në zyrat e KQZ, mund të ishte bërë edhe që ai të shkonte e të betohej si kryetar i Bashkisë së Himarës. Sipas tij, ai duhet të betohet njëherë e më pas le ta shkarkojnë. Beleri tha gjithashtu se tashmë është e qartë që mandati i tij ka marrë fund, por kërkon respektimin e ligjit dhe kushtetutës.

“Ju falënderoj që më dhatë mundësinë  të shprehesha. Juristët dhe zoti Dule thanë shumicën e gjërave. Duket qartë se nuk ka bazë për shqyrtimin e sotëm. Dikush do të nxjerrë gështenjat nga zjarri me duart e KQZ. Institucioni që ju drejtoni është i vetmi që deri më tani ka ruajtur nderin e këtij shteti dhe ka qenë brenda kuadrit ligjor.

Të gjitha institucionet e tjera janë bërë pjesë e paligjshmërisë, paligjshmërive që më janë bërë mua dhe një pjesë të të banorëve të Himarës që më kanë votuar. Si erdha sot këtu, mund të kisha shkuar 2 orë në Himarë e të isha votuar. Vullnet politik ishte sot, këtë leje mund ta merrja edhe për të bërë betimin.

Ata që vendosën rëndimin e Bashkisë së Himarës, dhunimin e votës së sovranit, ata që nuk duan që himarjotët të shprehen, duhet ti lini të pinë gotën e helmit deri ën fund. Unë duhet të betohem dhe të më shkarkojnë, siç e thotë ligji dhe kushtetuta. Është e qartë që mandati im si kryebashkiaku i Himarës ka mbaruar. Unë u flas se ata do e bëjnë rrugë, do bëjnë zgjedhje në mes të gushtit, në Himarë ky është muaji ku nxjerrin të ardhurat e gjithë vitit. Kanë dy kryetar bashkie në mënyrë të paligjshme”,-tha Beleri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026