Mandati i Belerit, Dule në KQZ: Sot doni të përmbyllni rrëmbimin e Bashkisë Himarë
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, mori pjesë këtë të premte në seancën e mbajtur në KQZ për shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të Fredi Belrit pas dënimit të tij nga Apeli i Posaçëm.
Në fjalën e tij Dule theksoi se procesi i sotëm në KQZ është përmbyllja e planit të kryeministrit Rama për të uzurpuar Bashkinë e Himarës.
Dule theksoi se gjatë këturë 14 muajve janë shkelur dhjetëra nene të Kushtetutës mes të cilave kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri iu mohua e drejta themelore që të marrë detyrën që i ka dhënë siovrani.
“Në respekt të prezantimeve të juristëve unë do të dëshiroja që të theksoja që në fillim që sot jemi përpara një tentative për të përmbyllur një proces politik që ka nisur më 6 maj 2023. Synimi i këti qëllimi politik ishte uzurpimi i bashkisë së Himarës nëpërmjet nëpërkëmbjes së vullnetit të sovranit. Këtij procesi kërkohet t’i fshihet fytyra dhe t’i falet dikujt tjetër autorisia. Subjekti që kishte për qëllim rrëmbimin e bashkisë Himarë është PS dhe kreu i saj Edi Rama. Në këtë periudhë 14 mujore mund të rendis me dhjetëra nene të Konventës së të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetutës së Shqipërisë të cilat janë shkelur.
Kryetarit të Bashkisë së Himarës dhe eurodeputetit Beleri nuk i është dhënë e drejta e votës, të shpreh vullnetin e tij, e dyta i është privuar e drejta të zgjidhet. Nuk është përmbushur detyrimi kushtetues që të zgjidhet duke marrë përsipër detyrën që i ka ngarkuar sovrani, Belerit i janë penguar të dyja të drejtat kushtetuese edhe të zgjedhë por edhe të zgjidhet”, tha Beleri.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë