Shpallja e zgjedhjeve në Himarë, Bardhi: Begaj pjesë e teatrit

5 Korrik 2024 | 16:50

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, me anë të një postimi në rrejtët sociale e ka quajtur  vendimin e sotëm për shpalljen e zgjedhjeve në Himare të jashtëligjshëm.

Ai u shpreh se Presidenti i Republikës ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin duke dekretuar zgjedhje pa një vendim të ekzekutueshëm ende për pavlefshmëri të mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës

Bardhi gjithashtu shprehet se Begaj po sillet si vartës i kryeministrit Rama

Reagimi i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi:

Çfarë turpi për Pesidentin e Republikës që shkel hapur Kushtetutën dhe ligjin duke dekretuar zgjedhje pa një vendim të ekzekutueshëm ende për pavlefshmëri të mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Teatri i sotëm i koordinuar mes Edi Ramës dhe një gjenerali të bërë ushtar, është një atentat ndaj shtetit ligjor, që tregon asgjësimin politik të institucionit të Presidentit të Republikës. Vendimi i sotëm i KQZ nuk është ende i ekzekutueshëm pa kaluar afati i ankimit.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj gabon rëndë kur mendon se problemet e tij të integritetit në detyrat shtetërore pararendëse do i tejkalojë duke u sjell si vartës i rëndom i Edi Ramës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026