Projekti i PS për Korçën, Rama: Potencial i jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit

6 Prill 2021 | 13:17

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Bilishti se në mandatin e tretë Korça dhe Devolli kanë potencialin për t’u zhvilluar akoma dhe më shumë në sektorin e turizmit ndërsa nuk i kurseu dhe akuzat për opozitën.

“Në çdo rrugicë të Korçës hapen bujtina të vogla fantastike, krijohen punë, punë për ata që i kanë, punë për të tjerët që shkojnë për të shërbyer në to, hapen dyer dhe Korça është një nga arsyet, jo e vetmja, që unë e them me bindje se këtë dekadë ne do ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm, agroturizëm dhe eksportet bujqësore,” – tha Rama.

Kryeministri u shpreh se Devolli ka potenciale në bujqësi por edhe turizëm dhe se PS ka projekte për zhvillimin e tyre. Ai vijoi më tej duke kritikuar opozitën për qasjet me mitingje në fushatën elektorale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026