Dita botërore e muzikës, i ftuar në teatrin “Skampa” tenori Kastriot Tusha

7 Korrik 2024 | 16:25

Me muzikë të mirë e “dashni”, Dita Botërore e Muzikës  u kremtua edhe në teatrin “Skampa” në Elbasan.

Kjo ditë sipas organizatorëve bëhet tribunë e talenteve të rinj, që tashmë zotërojnë vlerësime kombëtare e ndërkombëtare.

“Janë pjesëmarrës në evente edhe Evropiane edhe ky fakt ne na gëzon jashtëzakonisht sepse nesër pasnesër ata do te jenë e ardhmja e skenës së qytetit tonë. Ishte një arritje modeste, mund të bëjmë edhe me tepër, por varet nga faktorë të ndryshëm, por jemi të kënaqur sepse bëmë një spektakël të arrirë”,-tja Klement Marku, drejtori artistik

“Dita botërore e muzikës ka shumë kritere, duhet të jetë hyrja e lirë, marrin pjesë artistë amatorë profesionistë, të gjithë grupmoshat dhe të bëhet gjatë gjithë muajit. Ne sot menduam ta bënin me artistet e rinj me të ftuar të madhin Kastriot Tusha”,-tha Zeqir Sulkuqi, dirigjent.

I ftuar special në këtë koncert ishte tenori Kastriot Tusha, i cili si çdo herë tjetër pritet magjishëm jo vetëm nga publiku Elbasanas, por edhe nga talentet e rinj. Ndërsa këta të fundit shprehen të emocionuar të performojnë me këto emra të mëdhenj në skenë.

 “Atmosfere e bukur, mbas këtij koncerti mbas kësaj mbrëmje të mrekullueshme, sidomos kulminacioni për të promovuar këto talente të mrekullueshëm që gjithmonë po i dalin Elbasanit. Gjithmonë duke pasur një mbështetje nga pedagogët e tyre, kështu që i falënderoj me gjithë shpirt ata që e bene të mundur mbështetjen e këtij eventi”,-tha Kastriot Tusha.

Çdo herë që ngjitem në këtë skenë ka një emocion ndryshe. Sidomos kur performoj me orkestrën e mrekullueshme dhe një publik të mrekullueshëm, ishte një emocion i veçantë”

Ky koncert, është dhe një kujtesë e respekt për të gjithë mësuesit, që kanë dhënë prej shumë dekadash, një kontribut e përkushtim të ndjeshëm, në edukimin e formimin e muzikantëve tanë të rinj. Koncerti u realizua gjithashtu në memorie të artisteve Astrit Lopari, Riza Zdrava, Violeta Sulkuqi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026