Kryeministri francez Gabriel Attal njofton se do të japë dorëheqjen

7 Korrik 2024 | 21:46

Kryeministri francez Gabriel Attal tha se do t’i dorëzonte dorëheqjen presidentit Emmanuel Macron të hënën në mëngjes.

Duke folur në një konferencë shtypi pas rezultateve të sondazheve të zgjedhjeve të së dielës, Attal tha se vendi ishte në një “situatë politike të paprecedentë” që do të zhyste shumë njerëz në pasiguri.

Attal vazhdoi në fjalën e tij se nuk donte ta shihte kombin “të ndarë në tre blloqe. Kjo nuk është Franca, nuk është politika e popullit francez.”

“Që nga nesër ne duhet të punojmë drejt një marrëveshjeje të re politike, e cila do të përfshijë të gjithë francezët me vlera të qarta dhe do të garantojë një bashkim dhe kurrë nuk do t’i nënshtrohet ndarjes. Ne duhet që në gjithë këtë, të ruajmë humanizmin tonë, të garantojmë sigurinë tonë, të jemi në krah të atyre që besojnë në Francë”, tha Attal.

Aktualisht është e paqartë se kush do të marrë postin e kryeministrit, pasi asnjë parti nuk ka siguruar një shumicë absolute.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE

 Shqipëria dhe Mali i Zi do t’i mbyllin kapitujt e radhës në bisedimet e tyre me Bashkimin Evropian për anëtarësim në bllokun evropian, gjatë një...
19:39 | 10/07/2026

Shtetet baltike thërrasin të dërguarit rusë për pretendime të rreme për deportim

Lituania dhe Estonia kanë thënë se Kremlini ka përhapur pretendime të rreme në lidhje me dëbimet e rusishtfolësve nga shtetet baltike, në një përpjekje për...
19:34 | 10/07/2026

Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij

Një vajzë 17-vjeçare ka humbur jetën gjatë festimeve pas fitores së Francës ndaj Marokut, bëjnë me dije shërbimet e emergjencës franceze. Ngjarja ndodhi në Aulnoye-Aymeries,...
19:11 | 10/07/2026