Detaje nga helmimi masiv në Bulqizë: Dyshohet se uji i pijshëm kishte fekale
Një helimim masiv i qytetarëve është raportuar në Bulqizë që prej të shtunës së kaluar. Bëhet me dije se aktualisht numri i personave të helmuar ka shkuar në 70, të cilët po marrin shërbimin e nevojshëm mjekësor në spital.
Ata janë paraqitur në urgjencën e spitalit të qytetit të Bulqizës me simptoma si diarre, dhimbje stomaku dhe temperaturë.
“Janë pacientë të moshave të ndryshme, përfshirë edhe fëmijë. Simptomat që kanë këta persona janë diarre, dhimbje barku dhe temperaturë. Më këto simptomat këta persona janë paraqitur që prej të shtunës. Edhe këtë të hënë ka pasur persona që janë paraqitur në spital”, bëri me dije gazetarja e Euroneës Albania Sara Demushi.
Demushi shtoi se shkak për helmimin dyshohet se është bërë bashkimi i ujërave të bardha me ato të zeza. Hetuesit dyshojnë se kjo gjë mund të ketë ndodhur gjatë punimeve në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve.
Helmimi përmes ujit të pijëshëm në Bulqizë është një situatë e përsëritur e cila mund të rrezikojë seriozisht shëndetin e qytetarëve.
“Bëhet fjalë për personat të helmuar nga qyteti i Bulqizës por dhe njësitë administrative përreth, Bëhet me dije se disa se disa mostra të ujit të rrjetit janë dërguar për ekzaminim për sa i përket kësaj situata, ku vijon të jetë një situatë e përsëritur”, tha Demushi.
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)