Zjarret në Dropull, bllokohet rruga Gjirokastër-Kakavijë, flakët i afrohen fshatit

9 Korrik 2024 | 14:46

Rruga Gjirokastër-Kakavijë është bllokuar për shkak të zjarrit që ka rënë prej mbrëmjes së djeshme në Dropull dhe vijon të jetë aktiv.

Zjarri është përhapur në afërsi të fshatit Grapsh, në kullota dhe fushë të hapur.

Zjarret kanë pushtuar prej ditës së djeshme disa fshatra të Bashkive Dropull e Finiq në Gjirokastër.

Për shuarjen e flakëve janë angazhuar rreth 30 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter Cougar.

Po ashtu aksionit i janë bashkuar edhe forcat e automjetet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër dhe Përmet, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, për të stabilizuar situatën e krijuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026