“Mazhoranca me standard të dyfishtë”, Hajdari: Hiqini mandatin Xhaçkës
Ish-deputetja e PD, Rudina Hajdari tha në “Now me Erla Mëhillin” se mazhoranca po vepron me standard të dyfishtë lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës.
Ajo tha se Mazhoranca duhert të jetë e para që respekton në mënyrë absolute vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e s’ka përse të marrë mendim nga Komisioni i Venencias për këtë çështje.
“Duket sikur është një standard i dyfishtë nga mazhoranca e cila në momentin që trumbeton drejtësinë e re dhe flet për drejtësinë e re, për të respektuar organet e drejtësisë, në të njëjtën kohë është duke e cënuar drejtësinë duke mos e respektuar gjykatën kushtetuese në këtë rast.
Ky standard i dyfishtë është problematik sepse tregon se nuk janë serioz me organet e drejtësisë në momentin që atyre nuk i konvenion një gjë e tillë. Pikërisht kjo na shqetëson dhe nëse ne do kemi një shtet normal dhe një drejtësi e re e një shtet që pretendon të futet në BE, të gjitha këto tregojnë se ne duhet të jemi drejt një rrugë ku më së paku mazhoranca duhet të respektojë në mënyrë absolute Gjykatën Kushtetuese”,-tha Rudina Hajdari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta