Plagosi 2 persona dhe vrau 24-vjeçarin, kush është autori i ngjarjes në Tropojë
Policia vijon intensivisht kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e autorit Saimir Sadiku, 40 vjeçarit, i cili gjatë një konflikti në një lokal në fshatin Breg-Lumë, të Tropojës, ekzekutoi me thikë 24-vjeçarin Adrian Pepkolaj.
I riu u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra.
Gjatë konfliktit autori plagosi me thikë dhe shtetasit Valentin Pepkolaj, 32 vjeç, vëllai i viktimës dhe shtetasin Shkelzen Kukaj, 45 vjeç.
Në vijim të veprimeve Policia arrestoi 5 shtetas, për përkrahje të autorit të krimit.
Në pranga përfunduan shtetasit:
-Andrin Qehaja, 39 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
-Xhevolin Macaj, 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
-Altin Shpendi, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
-Anton Boçi, 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
-Jetmir Kuraj, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi përkrahën autorin e vrasjes me mjete prerëse të një shtetasi dhe të plagosjes së dy të tjerëve, kryer pasditen e djeshme, për motive të dobëta, në një lokal në fshatin Breg-Lumë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbyllet mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, zbardhen diskutimet
SPAK merr në dorë hetimin për tjetërsimin e pronave në Radhimë, Orikum dhe Dukat
Drejtori i shkollës së Magjistraturës: Media duhet të raportojë me kujdes çështjet gjyqësore, perceptimi shpesh zë vendin e provës
- 11:51 U lanë të flinin në makinë në kulmin e të nxehtit, humbin jetën dy të mitur në Qipro
- 11:45 “Tullumbacja ka plasur në sytë e shqiptarëve”, Balla: Sot protestën atyre që e nisën, ua kanë vjedhur
- 11:37 Uji përmbyt rrugën në Virxhinia, momenti kur polici shpëton gruan e bllokuar në një gropë 2.5 metra të thellë
- 11:25 Mbyllet mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, zbardhen diskutimet
- 11:21 Vala e të nxehtit në Evropë, policia e Berlinit freskon me ujë fansat në koncertin e Bruno Mars-it (VIDEO)
- 11:20 SPAK merr në dorë hetimin për tjetërsimin e pronave në Radhimë, Orikum dhe Dukat