Nis sot vaksinimi i farmacistëve në Tiranë, duhet të plotësojnë një formular

7 Prill 2021 | 08:46

Ditën e sotme do të nisë vaksinimi i farmacisteve në Rajonin e Tiranës.

Lajmi u bë i ditur nga Urdhri i Farmacistëve nëpërmjet një postimi në Facebook.

Çdo farmacist që është i interesuar të vaksinohet, duhet të regjistrohet duke plotësuar një formular me të dhënat përkatëse, ku më pas lista do t’i dërgohet qendrave të vaksinimit.

“Të nderuar kolegë, ju njoftojmë se ditën e nesërme nis procesi i vaksinimit për farmacistët e Rajonit të Tiranës. Të gjithë farmacistët që janë të interesuar të vaksinohen, të plotësojnë formularin e mëposhtëm me të dhënat përkatëse, në mënyrë që të hartohen listat që do i dërgohen qendrave të vaksinimit”, thuhet në njoftimin e një dite më parë.

Ndërkohë ka vijuar vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për të moshuarit +70 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Po kështu janë vaksinuar edhe punonjësit e policisë dhe gazetarët.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

Në 24 orët e fundit janë kryer 13.826 vaksinime, ndërsa që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 206.708 doza të vaksinës ndaj COVID19.

Deri tani janë kryer 35.588 vaksinime për personelin shëndetësor, 26.906 vaksinime për arsimtarët, 4370 vaksinime për punonjës të policisë dhe gazetarë, 141,631 vaksinime për të moshuarit.

Lexoni gjithashtu:

Bie numri i infektimeve nga COVID-19 në Shqipëri, 9 persona humbin jetën

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026