Ekstremi i djathtë kërcënim për BE, e ardhmja dixhitale e Europës në rrezik

12 Korrik 2024 | 16:23

Zgjedhjet evropiane në qershor përfshinë shumë prej nesh në shoqërinë civile përmes një vorbulle, duke çimentuar përparimin e vazhdueshëm të së djathtës ekstreme brenda institucioneve tona demokratike.

Me mbi njëzet vjet përvojë në avokimin e një mjedisi dixhital të lirë, të drejtë dhe të hapur në Evropë, një gjë është e qartë për ne një zhvendosje në të djathtë përbën një kërcënim të madh për të drejtat tona themelore.

Kështu shkruan në një artikull drejtoresha ekzekutive e të drejtave dixhitale evropiane. Sipas saj, bazaur në mandatin e ardhshëm të institucioneve të BE-së, parashikojnë një rritje të dominimit të tregut të korporatave të mëdha të teknologjisë dhe zbatimin e praktikave drakoniane të mbikëqyrjes shtetërore.

Shumë diskutime rreth zgjedhjeve janë fokusuar në atë se si teknologjia mund të adresojë potencialisht çështje komplekse sociopolitike si ndryshimi i klimës, pasiguria në punë dhe militarizimi i hapësirave publike.

Ajo shton se teknologjia është portretizuar shpesh brenda institucioneve evropiane si një ilaç për të gjitha sfidat tona shoqërore.

Në realitet, gjërat janë më të ndërlikuara sesa paraqiten, pasi teknologjia nuk është plumbi i argjendtë për të zgjidhur të gjitha problemet tona dhe shpesh mund t’i përkeqësojë ato.

Teknologjia shihet si rruga më e shpejtë drejt fitimit dhe rritjes, megjithatë ndikimet e saj sociale dhe mjedisore injorohen.

Ajo përfundon duke thënë se ne kemi nevojë për zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe ndërsektoriale për sfidat tona më të mëdha që adresojnë kërkesat e njerëzve për siguri, mirëqenie dhe shëndet e jo zgjidhje të shpejta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026