Rusia mesazh mbështetës për ekstremin e djathtë në Francë, Le Pen distancohet

4 Korrik 2024 | 20:31

24 orë para zgjedhjeve të së dielës, mesazhi i mbështetjes i Ministrisë së Jashtme ruse shkaktoi konfuzion në kampin francez të së djathtës ekstreme. Gjatë intervistës së saj, Le Pen u përpoq të vinte një “vijë të kuqe” pa u përballur hapur me Kremlinin.

Partia “Tubimi Kombëtar” nën drejtimin e Jordan Bardela, i cili kandidon për kryeministër të Francës, ka marrë dje një mesazh mbështetje nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë.

Zëvendësdrejtori i Departamentit të Informacionit dhe Shtypit të Rusisë, Andrei Nastasin shkroi në llogarinë zyrtare të qeverisë se “populli francez po kërkon një politikë të jashtme sovrane që do t’u shërbejë interesave të tyre kombëtare dhe do të shkëputet nga diktatura e Uashingtonit dhe të Brukselit”.

Postimi i tij, i shoqëruar me një foto të Le Pen duke buzëqeshur, u interpretua si një shenjë e qartë e mbështetjes për Tubimin Kombëtar nga Kremlini. Por duket se mesazhi nga Moska e ka vënë në pozitë të vështirë Marine Le Pen, e cila po përpiqet të “demonetizojë” partinë e saj duke u distancuar nga Rusia dhe pjesërisht duke miratuar strategjinë perëndimore për luftën në Ukrainë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Evropa paralajmërohet për një gusht më të nxehtë se normalja, çfarë po i nxit temperaturat përvëluese?

Evropa po përgatitet për një gusht “më të ngrohtë se normalja”, pas një serie valësh të nxehti njëra pas tjetrës. Pjesa më e madhe e...
08:35 | 28/07/2026

Spanja dhe Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit, teksa zjarret mbeten ende jashtë kontrollit

Spanja dhe Franca po përgatiten për valë të reja të të nxehtit, me temperatura që pritet të kalojnë 40 gradë Celsius në disa rajone. Shërbimi...
07:53 | 28/07/2026

Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara

Presidenti amerikan, Donald Trump do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të marten. Një...
21:00 | 27/07/2026