Starton MIK festival, Radoja dhe Ahmeti ndezin atmosferën në Korçë
Ka filluar mbrëmë me dy koncerte në Korçë edicioni i 7 i festivalit internacional të muzikës
Koncerti i parë ka qenë ai i pianistit Red Radoja i cili jeton dhe punon si pedagog i pianos në Francë.
Radoja me lojën e tij në piano ka tërhequr vëmendjen e artdashësve të shumtë në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë, ndërsa koncerti i dytë i natës së parë të MIK FESTIVAL ka qenë ai i sopranos shqiptare Dëshira Ahmeti, soliste në operan nacionale të Maqedonisë së Veriut
“Ne sot erdhëm me mesazh nga bashkëjetesa shqiptëro – maqedonase, ku bashkëjetojmë, unë jam soliste në Maqedoninë e Veriut, soliste e parë shqiptare dhe nuk ka patur para meje, vazhdoj të jem dhe me vjen e keq. Puna ime, misioni im është të prezantoj shqiptaren në teatër, e ti sjell në Shqipërine e bukur, të japin përveç muzikës, mesazhe të ndryshme ” tha sopranoja Dëshira Ahmeti.
Diva e muzikës Inva Mula ia ka dalë që edhe në këtë edicion të sjellë solistë e instrumentistë të njohur shqiptarë e të huaj.
” Këto 7 vite kanë kaluar shumë shpejt. Do ishte një buqetë kaq e bukur me muzikë, me shumëllojshmëri stilesh, më artistë, me kombësi, me gjuhë të ndryshme. Një buqetë i cila i ofrohet publikut të Korçës dhe mua më jep sadisfaksion, ndihem e privilegjuar. Ka qenë e lehtë, të gjithë nuk thonë JO” tha Inva Mula
MIK FESTIVAL pas operetës Agimi do të udhëtoje drejt Drenovës së Asdrenit me “Inva Mula and friends” dhe në Voskopojë ku në kishën e Shën Kollit do të jetë koncerti i fundit.
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet