Rishfaqet Kate Middleton, princesha e Uellsit e buzëqeshur në finalen e Uimbledon

15 Korrik 2024 | 17:29

Pas shumë pikëpyetjesh për shëndetin e saj pasi u diagnostikua me kancer Princesha e Uellsit Kate Middelton është shfaqur në publik.

Veshur me një fustan lejla dhe e buzëqeshur Kate mbërriti në ‘All England Club’ për finalen e Uimbledonit për meshkuj.

Kate, bashkëshortja e trashëgimtarit të fronit, Princit William, u përshëndet nga publiku të cilët e pritën me duartrokitje përpara fillimit të ndeshjes së kampionatit midis Novak Djokovic dhe Carlos Alcaraz.

Që nga viti 2016, princesha ka qenë pjesë Klubit All England, i cili pret çdo vit finalen e Uimbledonit. Detyrat e saj ceremoniale përfshijnë dhënien e trofeve.

Princesha Kate zbuloi në mars se kishte kancer dhe po i nënshtrohej kimioterapisë. Dalja e saj e vetme publike që atëherë ishte pjesëmarrja në ditëlindjen e Mbretit Charles III.

Ndërsa Kate u shfaq në finalen e Uimbledon, Princi William  këtë herë mungoi. Ai së bashku me djalin ishin në Gjermani për të marrë pjesë në finalen e Kampionatit Europian ku u luajt Spanjë-Angli.

Princ William është president i Federatës Angleze të Futbollit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026