Lirohet nga qelia Erzen Breçani
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e ish-drejtuesit të policisë Erzen Breçani për masë më të butë siguri ndaj tij duke e lënë në arrest shtëpie.
Breçani kishte kërkuar disa herë zbutje të masës së sigurisë pasi pretendonte se kishte probleme me zemrën dhe se vuante nga klaustrofobia.
Ish-zëvendësdrejtori i policisë së Tiranës u arrestua në muajin nëntor të vitit 2023 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “ përkrahje e autorit të krimit” dhe “pastrim parash”.
Përveç Breçanit, me urdhër të SPAK u arrestuan edhe Dedan Gjoni, ish-shefi i krimeve në komisariatin numër 6, Bujar Ajeti si dhe Besmir Murtati.
Pak ditë me parë, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e këtyre të fundit për masën e sigurisë.
Në muajin nëntor të vitit 2023, SPAK lëshoi 11 urdhër arreste, ku në kërkim janë djali i Erzenit, Eralbi Breçani dhe Ervin Mata.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta