Një sulm me dron godet një fabrikë pajisjesh elektrike në Rusi
Një sulm i Ukrainës me dron i vuri flakën një fabrike të pajisjeve elektrike në qytetin Korenevo të rajonit Kursk të Rusisë, bëri të ditur guvernatori i përkohshëm i rajonit, Aleksei Smirnov, në një postim në Telegram.
Korenevo gjendet rreth 25 kilometra larg kufirit me Ukrainën.
“Asnjë nga punëtorët nuk u plagos”, tha Smirnov, duke shtuar se zjarri në fabrikë u shua nga ekipet e zjarrfikësve.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se mbrojtja ajrore rrëzoi 13 dronë të Ukrainës gjatë natës së shkuar, përfshirë një dron mbi rajonin e Kurskut.
Ukraina nuk i komentoi këto pretendime.
Që nga fillimi i vitit 2024, kompani të shumta në sektorin e naftës në Rusi janë sulmuar me dronë, ndaj njësitë e përpunimit primar të naftës kanë ndaluar së punuari në disa rafineri.
Siç raporton Reuters, në tremujorin e parë të këtij viti, së paku shtatë fabrika ruse ndaluan prodhimin.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë