Ndryshohet struktura e Drejtorisë së Policisë në qarkun Korçë
Drejtoria Vendore e Policisë në Korçë ka bërë ndryshime në strukturën e saj, të cilat vijnë për shkak të riformatimit të sistemit të gradave.
Kështu zv.drejtori i kësaj drejtorie, Ardrit Elmazi është transferuar si drejtor i Policisë së Kufirit dhe Emigracionit në Kukës. Në vend të tij do të jetë Lorenc Meta, i cili së fundmi ka mbajtur pozicionin e zv.drejtorit në policinë e Elbasanit
Pas largimit të Fabiol Qose si shef komisariati në Maliq, në vend të tij ka ardhur Arjan Boçi i cili më parë ka mbajtur pozicionin e shefit të krimeve në këtë komisariat. Ndërkohë Qose është emëruar asistent i drejtorit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë
Sefedin Balliu ka marrë postin e komisarit në seksionin e krimeve pranë kësaj drejtorie, ndërsa Asllan Zhivanaj është emëruar si shef i krimeve të rënda.
Burime për Euronews Albania pranë kësaj drejtorie bëjnë me dije se për shkak të marrjes së gradave, do të ketë lëvizje të tjera në drejtori por edhe në komisariatet e juglindjes së vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratim historik i BE-së për riatdhesimet sipas modelit me Shqipërinë. Meloni: Sukses i madh i Italisë
Shoqatat në mbrojtje të mjedisit përshëndesin votimin në PE për zonat e mbrojtura në Shqipëri
Braho: Vetingu nuk është imunitet, gjyqtarët dhe prokurorët mbeten nën vëzhgimin e SPAK
- 16:07 Vance: SHBA-të po i kërkojnë Pakistanit dhe Katarit të publikojnë sot tekstin e marrëveshjes me Iranin
- 16:02 Ish-kryeministri i Spanjës del para gjykatës, mohon shkeljet: Jam akuzuar për krime të rënda që nuk i kam kryer
- 15:51 Francë, kryeministri urdhëron testime të detyrueshme droge për ministrat dhe zyrtarët e lartë
- 15:46 Miratim historik i BE-së për riatdhesimet sipas modelit me Shqipërinë. Meloni: Sukses i madh i Italisë
- 15:38 Ish-punonjësi i shëndetësisë u përpoq të shiste të dhënat mjekësore private të princeshës së Uellsit
- 15:34 Rama: Parlamenti Europian ndau “shapin” nga “sheqeri”, Zvërneci dhe Narta do të mbrohen! Zhvillimi sipas standardeve të BE