Von der Leyen humb betejën, Gjykata: Nuk bëri transparencë për vaksinat anti-COVID

17 Korrik 2024 | 18:10

Komisioni Evropian nuk i dha publikut akses të mjaftueshëm për kontratat e vaksinave anti-COVID. Kështu ka deklaruar Gjykata Evropiane e Drejtësisë.

Mungesa e informacionit prek në veçanti deklaratat mbi mungesën e konfliktit të interesit dhe kompensimit.

Rastësisht, ky verdikt i shumëpritur u dha një ditë përpara se Parlamenti Evropian në Strasburg të votojë për zgjedhjen e presidentes së Komisionit Evropian.

Bëhet fjalë për një votim kyç për Ursula von der Leyen, që garon për mandatin e dytë. Vetë KE u përgjigj duke thënë se garanton akses në dokumente në bazë të rregullave të transparencës.

“Sipas gjykatës, Komisioni duhet të kishte ofruar më shumë justifikime për refuzimin për t’i lejuar akses në disa dispozita të kontratave. Ndaj kjo është më tepër çështje justifikimi se sa një çështje e bazuar”, tha Stefan de Keersmaecker, zëdhënës i Komisionit Evropian.

Sipas gjykatës, blerja e vaksinave për llogari të 27 vendeve anëtare i lejoi bllokut të lëvronte me shpejtësi 2.7 miliardë euro për të bërë një porosi për më shumë se 1 miliard dozash.

Gjykata ishte kritikuar nga ligjvënës evropianë dhe individë, që pretendonin se Komisioni kishte dhënë vetëm akses të pjesshëm tek kontratat. OJQ-ja “Transparency International”, që lufton korrupsionin në botë, përshëndeti vendimin.

“Ky është një lajm shumë i mirë për transparencën dhe etikën në nivel evropian. Por është për të ardhur keq që na u desh të prisnim për këtë vendim dhe që Komisioni nuk garantoi transparencë, por ofroi vetëm një akses paraprak. Shpresojmë që verdikti të inkurajojë Komisionin të jetë më transparent në të ardhmen”, u shpreh Shari Hinds, Transparency International.

Një tjetër çështje për shkëmbimin e mesazheve mes Von der Leyen dhe shefit të “Pfizer” për porositë e vaksinave është në zhvillim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026