Petro Gjikuria prezantohet në Himarë: S’ka më kohë për të humbur, jemi të bekuar

17 Korrik 2024 | 20:41

Kandidati për kryetar bashkie në Himarë nga radhët e opozitës së bashkuar, Petro Gjikuria ka nisur fushatën në Himarë. Ndalesa e parë, ku po zhvillon prezantimin me banorët e zonës është Himara fshat.

Në fjalën e tij para mbështetëseve të tij, Gjikuria e cilësoi të sotmen një ditë historike pasi siç tha është një ditë pasi Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet.

“Sot Himara ka eurodeputetin e saj, erdhi momenti që të ketë edhe kreun e bashkisë. Për këtë shpalla edhe kandidaturën dhe ftova të gjitha partitë politike të mbështesin këtë kandidaturë. Për 12 vite patëm një kryetar bashkie partiak i punësuar i qeverisë që shpenzoi shumë kohë për të bërë shumë pak. Kur himarjotët vendosën të ndryshonin kryetarin s’u lejuan, Himara mbeti pa kryetar. Qeveria i detyron kryetarët e bashkive të firmosin. Unë e dua Himarën, bashkia Himarë nuk ka më kohë për të humbur, një vend i tillë i bekuar ka mbetur pas ndërsa bota përparon, sot nuk është e denjë të vazhdojë kështu. Mora përsipër të marr një hap, të shpall kandidaturën time për kryebashkiak të Himarës, të ecim së bashku përpara për të nesërmen e Himarës”, tha mes të tjerash Gjikuria.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026