Eksperti i sigurisë: Trump kryeson sondazhet me 3% kundrejt Biden që pas atentatit
Atentati ndaj Donald Trump duket se ka qenë një avantazh për të kryesuar në sondazhet e fundit në Shtetet e Bashkuara. Këtë e ka aprovuar edhe eksperti i sigurisë, Adrian Shtuni në një lidhje të drejtpërdrejt në Euronews Tonight, ku u shpreh kështu:
“Ajo që mund të shohim është se në Konventën Republikane ish-presidenti Trump ka marrë një mbështetje të gjerë. Nëse do të shikojmë edhese si janë duke ecur sondazhet, Trump-i ka një avantazh prej 3%.”
Sondazhi i ri zbulon se ish-presidenti Donald Trump mban një epërsi në katër nga shtatë shtetet kyçe, pa asnjë lider të qartë në pjesën tjetër dhe presidenti Joe Biden në përgjithësi rezultoi më keq se sa sondazhet që u zhvilluan në pranverë.
Më konkretisht, rezulton se Trump kryeson Biden:
- 44% në 37% në Arizona
- 43% deri në 38% në Wisconsin
- 44% deri në 40% në Gjeorgji dhe Karolinën e Veriut
Afërsisht 7 në 10 votues në çdo shtet thonë se Biden është shumë i vjetër për të qenë president (nga 67% në 72%), ndërsa përqindja që thotë të njëjtën gjë për Trump është rreth 40% (midis 36% dhe 40%).
LEXONI GJITHASHTU:
- Biden bën thirrje për ndalimin e armës së përdorur për të qëlluar Trump
- Biden qëndron në garë| Presidenti i SHBA: I kam unë frenat në dorë, nuk tërhiqem
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West