Kush është shqiptari që Serbia po e akuzon për vrasjen e policit në Loznicë

18 Korrik 2024 | 10:04

Mediat serbe raportojnë se një efektiv i policisë kufitare në Loznicë ka mbetur i vrarë gjatë një sulmi me armë. Sipas mediave serbe autori i ngjarjes është një shqiptar nga Kosova i identifikuar si shtetasi Artan Hajziri.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Ai shoi se efektivët e policisë ndaluan për kontroll një automjet me targa të Tutinës, në të cilin ndodheshin dy persona.

Sipas Daçiç pasi ka dalë nga mjeti njëri prej personave ka qëlluar me armë në gjoks policin Nikolla Krsmanoviç, 34-vjeç, i cili ka mbetur i vdekur në vend. Ndërkohë që ka mbetur i plagosur Vjekoslav Iliç 50-vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

“Sonte, rreth orës 00:55 në Loznicë, gjatë kontrollit të automjetit në pikën e kontrollit në Lipnički Šor, policët e stacionit kufitar të Trbushnicës ndaluan një Mercedes me targa të Tutinës në të cilin ndodheshin dy persona – tha Daçiç.

Kur ka dalë nga vetura, një person ka qëlluar me pistoletë, duke e goditur policin Nikolla Krsmanoviç në gjoks dhe policin Vjekoslav Iliç në shpatull dhe më pas kanë ikur.

Të dy policët u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm të Loznicës, ku Krsmanoviç u nënshtrua plagëve të marra.

Policia në vend ka gjetur pasaportën e të dyshuarit, të lëshuar nga institucionet e Kosovë në emër të Artan Hajziri dhe një letërnjoftim gjerman.

Forca të forta policore janë në kërkim intensiv të autorit, policët e Departamentit të Policisë së Shabacit, si dhe Drejtoria e Policisë Kriminale, Drejtoria e Policisë Kufitare dhe pjesëtarët e Njësisë Speciale Antiterroriste ndodhen në terren, janë ngritur dronë dhe helikopter”, tha Daçiç.

Sipas mediave serbe autori i ngjarjes është Artan Hajziri, pasaporta e të cilit është gjetur në vendngjarje.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon punën për kapjen e autorit, theksojnë mediat në Beograd.

Artan Haziri

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)

Juglindja e vendit është përfshirë nga një stuhi shiu mbrëmjen e së mërkurës, duke sjellë reshje të dendura dhe aktivitet të lartë elektrik në disa...
20:56 | 24/06/2026

Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e saj...
20:39 | 24/06/2026

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026