I nxehti ‘djeg’ Evropën|Temperatura përvëluese në Greqi, Kroaci e Rumani. Ka viktima

18 Korrik 2024 | 16:53

I nxehti ekstrem po ‘djeg’ Evropën. Temperatura përvëluese janë regjistruar në ditët e fundit në Greqi, Kroaci dhe Rumani, të cilat ka gjasa të vijojnë deri në fundjavë. Në disa raste janë verifikuar edhe viktima.

Ministria e Kulturës në Greqi urdhëroi mbylljen për disa orë të Akropolit, për shkak të temperaturave të larta që këto ditë pritet të arrijnë deri në 43 gradë Celsius.

Meteorologët deklaruan se ajri i nxehtë nga Afrika pritet të vazhdojë të prekë Greqinë edhe për shumë ditë, të paktën deri të dielën.

“I nxehti është i tmerrshëm. Duhet të qëndrosh i hidratuar, të pish ujë dhe ndoshta mund t’i mbijetosh këtij moti”, tha Svetlana Blesko, turiste nga Kanadaja.

Ndërkohë, qendra historike e Dubrovnikut është mbushur me turistë pavarësisht vapës së madhe. Shumë prej tyre kërkuan një strehë për t’u fshehur nga dielli përvëlues teksa eksploronin qytetin.

Më herët Kroacia raportoi temperaturat më të larta në histori në detin Adriatik. Plazhet në resortin Srebreno u mbushën me njerëz që notonin ose pushonin poshtë çadrave.

Ndërsa në Iasi të Rumanisë, një person humbi jetën dhe një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë pas një dite të kaluar në diell. Mjekët paralajmëruan se njerëzit duhet të konstatojnë menjëherë simptomat e hipertermisë dhe dehidratimit dhe të veprojnë sa më shpejt.

Aktualisht në vend i nxehti është në nivelin portokalli.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
22:35 | 04/06/2026

Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet

Organi ndërkombëtar që mbikëqyr procesin e paqes në Bosnjë nuk arriti të binte dakord të enjten për një kandidat për një të dërguar të ri...
20:16 | 04/06/2026

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026