Vrasja e policit në Serbi, Hajrizi për mediat gjermane: Pasaportën ma vodhi vëllai

19 Korrik 2024 | 09:53

Policia në Serbi është ende në kërkim të personit që vrau një dhe plagosi rëndë një polic tjetër në Lloznicë në Serbinë perëndimore më 18 korrik.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit, e lëshuar nga autoritetet e Kosovës, me emrin e Artan Hajrizit – i lindur më 1991 – dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi.

Por, zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Brendshëm, Ivica Daçiç tha se po vërtetohen faktet nëse personi të cilit i kanë mbetur dokumentet në veturë është realisht vëllai i Artan Hajrizit, i cili është arratisur nga një burg në Kosovë.

“Është e mundur që ky është një identitet i rremë”, tha Daçiç.

Daçiç tha se vrasja është akt terrorist.

“Ky s’mund të jetë një aksident. Ky është një akt i qartë terrorist që vjen nga Kosova, nga strukturat shqiptare. Prokuroria për krim të organizuar do ta trajtojë rastin si akt terrorist sepse është një sulm ndaj zyrtarëve”, tha Daçiç për Radio Televizionin e Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje që të mos politizohet ky rast.

Më herët gjatë ditës, Artan Hajrizi deklaroi për mediat se gjendet në Gjermani dhe se i vëllai, Fatoni, ia ka vjedhur pasaportën e tij.

Më vonë, Daçiç tha se këto pretendime të Artan Hajrizit, janë të rreme, sepse sipas Daçiçit, nëse i vëllai ka shkuar në Gjermani, “pse është kthyer në Preshevë”.

Për vrasjen e policit serb është pyetur në një konferencë për media kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai ka thënë se nuk ka për të shtuar asgjë përveç asaj që është publike për këtë rast dhe që organet e sigurisë në Kosovë po grumbullojnë informacione.

Ai ka bërë thirrje që të mos politizohet ky rast.

“Autoritetet tona kompetente, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme, Policia, do ta informojnë publikun për gjendjen aktuale se ku jemi dhe çfarë duhet bërë në të ardhmen. Edhe unë pres që të japin deklaratat e tyre profesionale, sepse ne besojmë se kjo çështje nuk duhet të politizohet, por të trajtohet si e tillë, nga pikëpamja e sigurisë, ligjore dhe profesionale”, ka thënë Kurti në një konferencë për media në mëngjes.

Ministria e Jashtme e Kosovës ka thënë se po ndjek nga afër zhvillimet përmes Zyrës së saj Ndërlidhëse në Beograd.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026