Të vrarë dhe kamarieri dhe një klient, si ndodhi atentati ndaj babait të Tik Kalemit

21 Korrik 2024 | 08:42

Mbrëmjen e së shtunës rreth orës 23:20, në lagjen nr. 3, Memaliaj mbetën të vrarë tre persona Shyqzri Kalemi, 74 vjeç, Marsel Çela , 47 vjeç dhe Gledian Muka 36 vjeç si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi Adriatik Kalemi 57 vjeç.

Viktima, Shyqyri Kalemi, është babai i Adriatik dhe Zamir Kalemit, të afërm të Aleksandër Sadikajt të vrarë me eksploziv në Tiranë në korrik 2022.

Nga atentati mbetën të vrarë gjithashtu kamarieri i lokalit Gledian Muka dhe klienti Marsel Çela të cilët ndodheshin në vendngjarje.

Si ndodhi atentati?

Dyshohet se autorët  kanë qenë të paktën 3 persona, të cilët kanë ardhur me makinë të zezë nga qyteti i Memaliajt në drejtim të lokalit. Një prej tyre ka zbritur nga mjeti dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të Shyqyri Kalemit, i cili ishte ulur në një tavolinë jashtë lokalit.

Plumbat kapën dhe vëllanë e tij, si edhe kamarierin Gledian Muka që ishte pranë tavolinës. Ndërkohë, klienti, Marsel Çela që mbeti i vdekur, ka qenë brenda në lokal.

Pas atentatit, autorët janë larguar në drejtim të Mallakastrës, ku në fshatin Bejaj  kanë djegur makinën me të cilën kryen atentatin.

Kush është Adriatik Kalemi?

Adriatik Kalemi ka qenë i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në Tiranë. Atentat ky i ndodhur në dhjetor të vitit 2022,i cili dzshohet se u vra per hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt.

Vetë Adriatik Kalemi raportohet se i ka shpëtuar dy atentateve në Greqi. Fillimisht ai i shpëtoi një atentati në një ishull ku ishte me pushime, kurse atentatit tjetër në burg kur u sulmua me thikë.

Ndërsa në Janar të këtij viti në Unazën e Tiranës iu be atentat nga nje makinë në lëvizje djalit tjeter të Shyqyri Kalemit, Zamir Kalemit i cili po lëvizte me një makinë smart. Nga kjo ngjarje ai mbeti i plagosur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026