Trump kërkon dorëheqjen e Biden si President: Ai nuk mund të drejtojë vendin tonë
Që kur Joe Biden bëri njoftimin e tij 12 orë më parë për tërheqjen nga gara presidenciale, kandidati republikan Donald Trump ka publikuar një mori postimesh në platformën e tij “Truth Social”.
Një një prej tyre, të postuar disa orë më parë duket se Trump kërkon edhe dorëheqjen e Biden si President aktual.
“Kush po drejton vendin tonë tani? Nuk është Joe Crooked, ai nuk e ka idenë se ku është. Nëse ai nuk mund të kandidojë për postin, ai nuk mund të drejtojë vendin tonë!!!”, ka thënë Trump.
Në dy shpërthime të tjera, Trump shkroi: “Biden nuk kishte kurrë Covid. Ai është një kërcënim për demokracinë!”
E cila erdhi më pas: “Nuk ka mbaruar! Nesër, Joe Biden i shtrembër do të zgjohet dhe do të harrojë që u largua nga gara sot!”
Më herët, Trump bëri thirrje gjithashtu që Partia Republikane të “rimbursohet për mashtrim” dhe tha se debati i ardhshëm televiziv duhet të mbahet në Fox Neës, në vend të ABC.
LEXONI GJITHASHTU:
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut