Ambasada e SHBA-së në Rusi kërkon lirimin e gazetares ruso-amerikane, Kurmasheva

23 Korrik 2024 | 15:24

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Moskë bëri thirrje për lirimin e gazetares së Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva.

Kurmasheva u dënua me gjashtë vjet e gjysmë burg nga një gjykatë ruse.

Një ditë pasi u publikua lajmi për dënimin e saj, Ambasada amerikane tha se kjo është “një ditë e errët për gazetarinë në Rusi”.

“Ne, sërish, u bëjmë thirrje autoriteteve ruse që të lirojnë Alsunë dhe gazetarët e tjerë të burgosur. Shtypja e zërave kundërshtues i dëmton të gjithë rusët. Një shtyp i lirë dhe i pavarur është në zemër të demokracisë”, tha Ambasada amerikane në një postim në mediat sociale më 23 korrik.

Kurmasheva, 47 vjeçe, nënë e dy fëmijëve, u arrestua në Kazan në tetor të vitit të kaluar dhe u akuzua për mosregjistrim si “agjente e huaj”.

Regjistrimin e tillë e kërkon një ligj  rus, i cili ka në shënjestër gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe të tjerë.

Ajo u akuzua, gjithashtu, për përhapje të informacioneve të rreme për ushtrinë ruse dhe përballet me dhjetë vjet burg nëse shpallet fajtore.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026