U shpall fajtor për korrupsion, senatori amerikan Menendez jep dorëheqje

24 Korrik 2024 | 08:06

Senatori amerikan, Bob Menendez, dha dorëheqje nga pozita, pasi u dënua për korrupsion.

Menendez tha në një letër se dita e tij e fundit si senator i SHBA-së do të jetë 20 gushti.

Senatori demokrat nga Nju Xhërsi tha se planifikon ta apelojë aktgjykimin dhe se nuk do që Senati “të përfshihet në një proces të gjatë që do ta dëmtonte punën e tij të rëndësishme”.

Guvernatori i Nju Xhërsit, Phil Murphy, gjithashtu demokrat, do të emërojë tani një zëvendësues për Menendezin, i cili ka shërbyer si senator që nga viti 2006.

Ai ka qenë edhe kryetar i Komitetit me ndikim për Marrëdhënie me Jashtë, por ka hequr dorë nga ky post, pasi është akuzuar për korrupsion, vitin e kaluar, shkruan REL.

Menendez, 70 vjeç, u shpall fajtor më 16 korrik për të 16 akuzat penale me të cilat ngarkohej, përfshirë pengimin e drejtësisë, mashtrimin dhe zhvatjen.

Vendimi u mor nga një juri në gjykatën federale në Manhatan, pas një gjyqi 9-javor.

Në të njëjtin rast u dënuan edhe dy të bashkëpandehur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026