25-vjeçarja australiane përdhunohet në grup nga 5 persona në Paris

24 Korrik 2024 | 14:12

Një 25-vjeçare australiane është përdhunuar në grup në Paris nga pesë persona.

Mediat e huaja kanë publikuar pamjet rrëqethëse të kamerave të sigurisë, të cilat tregojnë një nga pesë përdhunuesit e vajzës duke hyrë në restorantin ku ajo ishte strehuar, i cili e prek atë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Sipas Daily Mail, 25-vjeçarja australiane u përdhunua nga pesë burra për të cilët ajo tha se ishin me origjinë afrikane.

Në video, vajza shihet duke iu afruar një restoranti libanez me punonjës dhe klientë që i vijnë në ndihmë.

Por kamerat e sigurisë kapën më pas hyrjen në të njëjtin dyqan të një burri të cilin 25-vjeçarja më vonë e identifikoi si një nga përdhunuesit e saj.

Me një guxim të paimagjinueshëm, ky burrë iu afrua vajzës dhe e goditi në shpatull sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Kur 25-vjeçarja u tha të pranishmëve në restorant se burri që kishte porositur ushqim ishte një nga pesë personat që e përdhunuan, atëherë disa prej tyre e sulmuan burrin dhe i kërkuan arsyen për veprimin që ai kishte bërë.

Pas publikimit të videos, policia ka nisur kërkimet për arrestimin e përdhunuesve. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur të premten në mbrëmje, pasi i riu australian kishte vizituar një lokal në Paris.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE

 Shqipëria dhe Mali i Zi do t’i mbyllin kapitujt e radhës në bisedimet e tyre me Bashkimin Evropian për anëtarësim në bllokun evropian, gjatë një...
19:39 | 10/07/2026

Shtetet baltike thërrasin të dërguarit rusë për pretendime të rreme për deportim

Lituania dhe Estonia kanë thënë se Kremlini ka përhapur pretendime të rreme në lidhje me dëbimet e rusishtfolësve nga shtetet baltike, në një përpjekje për...
19:34 | 10/07/2026

Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij

Një vajzë 17-vjeçare ka humbur jetën gjatë festimeve pas fitores së Francës ndaj Marokut, bëjnë me dije shërbimet e emergjencës franceze. Ngjarja ndodhi në Aulnoye-Aymeries,...
19:11 | 10/07/2026