Shqiptarja u lidh e përdhunua nga palestinezi në Greqi, nëna: I theu krahët e këmbët
Të tjera detaje kanë dalë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Greqi, ku 33-vjeçarja shqiptare Gabriela Çelaj u përdhunua, lidh dhe plagos me thikë nga një palestinez.
Sipas mediave të huaja, nëna e 33-vjeçares përshkruan gjithçka ka përjetuar vajza e saj.
Sipas dëshmisë së nënës, e reja ka qenë abuzuar nga një i panjohur edhe disa muaj më parë. 33-vjeçarja nga Shqipëria jetoi makthin e fundit në duart e 27-vjeçarit palestinez, i cili pasi e rrahu, e përdhunoi dhe e goditi me thikë, e më pas e lidhi nga këmbët me një leckë, duke e mbajtur të mbyllur për më shumë se 12 orë.
Nëna e saj duke folur për mediat thekson se vajza e saj ishte në gjendje të mjerueshme kur e pa. “Ai e kishte goditur me thikë, duke ia thyer krahët dhe këmbët. E kishte goditur edhe në kokë, në sy”, tha ajo.
Kur viktima u dërgua në Departamentin e Sigurisë së Omonias mbrëmjen e së hënës, ajo njohu menjëherë autorin e abuzimit të saj, i cili ishte arrestuar në mesditë në rrugën Sokratous duke ecur me thikë.
Nga deklarata e saj, Policia kuptoi se gruaja nuk e njihte 27-vjeçarin. Nëna e saj në dëshmi ka thënë se 33-vjeçarja është dhunuar nga një i huaj edhe pak muaj më parë. Ndaj sipas saj, ka mundësi që të jetë i njëjti person që e sulmoi edhe mëngjesin e së hënës. Në të njëjtën kohë, ajo përshkruan goditjet që viktima ka në të gjithë trupin e saj.
“Unë nuk e njoh atë. Nuk e di nëse është ai me të cilin vajza ime ka pasur njohje muaj më parë. Besoj se e mbante me forcë. Po më thoshte se kishte takuar një burrë nga Egjipti. Tani më tregojnë për një nga Pakistani. Nuk e di kush është, nuk di asgjë”, thotë ajo.
“Vajza ime thotë se nuk e mban mend çfarë ka ndodhur, por edhe mund të ketë frikë dhe të mos flasë”, thotë nëna e shqiptares 33-vjeçare, e cila ndodhet e shtruar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Spitalit Sotiria dhe mbahet me oksigjen, duke humbur në të njëjtën kohë edhe shumë gjak.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng