Porositi dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi, del foto e organizatorit Dritan Nano

30 Maj 2024 | 15:09

Euronews Albania ka siguruar fotografinë e Dritan Nanos, personit që dyshohet se porositi dhe organizoi dhunimin e avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesit.

Nano ishte njëri nga pjesëtarët e një familjeje që ishte në proces gjyqësor për një pronë pranë liqenit artificial në Tiranë, të përfaqësuar nga avokati Sokol Mëngjesi.

Sipas Policisë, pasi kanë fituar çështjen më përkrahjen e avokatit Mëngjesi, Nano nuk ka pranuar të shlyejë detyrimet financiare kundrejt studios ligjore të Mëngjesit.

Kjo ka çuar në konflikte mes palëve, të cilët janë takuar rreth një muaj më parë për të sqaruar situatën. Pasi nuk kanë rënë dakord me pagesat, Nano ka organizuar dhunimin e Sokol Mëngjesit.

Avokati Sokol Mëngjesi ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore, me goditje në kokë dhe trup.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026