“S’donim ta vrisnin”- Flet autori i sulmit ndaj avokatit, “kyç gojën” organizatori
Dritan Nano është identifikuar nga policia si organizatori i sulmit ndaj avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Para grupit hetimor ai nuk e ka pranuar akuzën. Ndërsa Dorian Alia, njëri prej autorëve i cili u vetëdorëzua pasditen e të mërkurës, është shprehur se e ka goditur me grusht avokatin dhe jo me dorezë. Ai thotë se nuk kanë dashur ta vrasin, por vetëm ta trembin.
Sa i takon gjendjes shëndetësore të avokatit Mëngjesi, atij i është bërë një skaner mëngjesin e kësaj të enjteje ku sipas mjekëve janë shënuar përmirësime.
Megjithatë avokati vijon ende të jetë në koma artificiale.
Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj tha në një konferencë për median të mërkurën se avokati u dhunua për shkak të detyrës.
Ndërkohë që 3 agresorët e identifikuar dhe shpallur në kërkim janë Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alija.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 08:50 minuta në rrugën “Pjetër Bogdani” ne zonën e ish-bllokut ne kryeqytet.
Policia po punon për arrestimin e autorëve ndërsa kërkon ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur arrestimin e tyre duke vënë në dispozicion dhe një shumë prej 20 mijë eurosh.
Sulmi duket se ishte planifikuar pasi autorët dinin lëvizjet që pedagogu i Fakultetit të Drejtësisë kryente çdo mëngjes dhe e kanë pritur që ai ta linte fëmijën në kopsht.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë