“Fituan çështjen dhe e dhunuan”- Vocaj zbardh ngjarjen me avokatin e Berishës
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ka zbuluar detaje lidhur me dhunimin a avokatit t ëish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesit, në ish-Bllok mëngjesin e sotëm.
Përmes një deklarate për mediat, Vocaj tha se avokati kishte përfaqësuar një familje që kishin trashëguar një pronë në Tiranë, të cilët kanë arritur ta fitojnë çështjen.
Sipas tij, pas fitores së çështjes, ata nuk kanë përmbushur detyrimet me studion ligjore të avokatit.
Po ashtu, Vocaj zbuloi se autorët dhe avokati ishin takuar rreth një muaj më parë për të diskutuar mbi këto detyrime.
“Nga veprimet hetimore rezulton se Mëngjesi është goditur për shkak të detyrës. Avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil në shkallë të parë dhe në apel një familje që kishte të trashëguar një pronë në Tiranë.
Proces që është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij. Disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të plotësojnë kushtet ligjore të nënshkruara me studion ligjore ‘Alterun SHPK’. Është shoqëruar edhe shtetasi Dritan Jani Nano, 58 vjeç, banues në Tiranë. Ai dyshohet si organizator i kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.
Pala fituese nuk ka respektuar detyrimet kontraktore që ka patur me studion ligjore dhe këto janë edhe motivet që kanë çuar në këtë ngjarje. Jo e gjithë pala, disa nga trashëgimtarët i kanë plotësuar kontratën ligjore që kanë patur me avokatin, kurse disa të tjerë, pra kjo degë që ka kryer ngjarjen, nuk kanë qenë dakord me detyrimet që ishin nënshkruar me studion ligjore.
Këta persona janë takuar rreth një muaj para se të ndodhë ngjarja dhe kanë diskutuar lidhur me këtë çështje. Siç ju e dini, Policia e Tiranës në bazë të një plani dislokimi i ka të organizuara shërbimet policore”, tha Vocaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë