Avokati i Berishës në gjendje të rëndë, autorët e sulmit ende në kërkim
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e avokatit të ish-kryeministrit Berisha vijon të jetë e rëndë. Avokati ndodhet ende në reanimacion, i intubuar, pas goditjeve të forta që ka marrë në kokë.
Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj tha në një konferencë për median të mërkurën se avokati u dhunua për shkak të detyrës. Organizatori i këtij sulmi është shtetasi Jani Nano, i cili u ndalua me iniciativë.
Ndërkohë që 4 agresorët e identifikuar dhe shpallur në kërkim janë Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alija, dhe Dorian Alia.
Dorian Alia, është i vetmi prej autorëve i cili u vetëdorëzua në polici pas sulmit.
Nderkohë një foto e sigurruar nga Euronews Albania tregon momentin kur dy prej autorëve po largohen me vrap pas sulmit të kryer ndaj avokatit. Ata janë të veshur me të zeza dhe me kapele në kokë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 08:50 minuta në rrugën “Pjetër Bogdani” ne zonën e ish-bllokut ne kryeqytet.
Policia po punon për arrestimin e autorëve ndërsa kërkon ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur arrestimin e tyre duke vënë në dispozicion dhe një shumë prej 20 mijë eurosh.

Deri tani janë 2 persona të shoqëruar, mes tyre dhe vëllai i njërit prej të identifikuarve, tek i cili policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij. Sulmi duket se ishte planifikuar pasi autorët dinin lëvizjet që pedagogu i Fakultetit të Drejtësisë kryente çdo mëngjes dhe e kanë pritur që ai ta linte fëmijën në kopsht.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës