“Kontratat nuk kanë logjikë ekonomike”- Shehaj përplaset me Meten për koncensionet
Deputeti Agron Shehaj ka zhvilluar një interpelancë me ministrin e Financave, Ervin Mete në lidhje me kontratat koncesionare.
Deputeti Agron Shehaj ka zhvilluar një interpelancë plenare me ministrin e Financave në lidhje me kontratat koncesionare dhe sa paguhet nga buxheti i shtetit në lidhje me këto kontrata. Po ashtu Shehaj ka pyetur ministrin nëse ka pasur ndonjëherë ndërprerje të ndonjë kontratë koncesionare për performancë të ulët në zbatimin e kontratës.
“Pavarësisht miliarda eurove të PPP ka një mungesë totale informacioni mbi respektimin e kontratave koncesionare. Ne dimë sa para jep shteti koncesionarëve, por nuk kemi asnjë informacion mbi ecurinë e investimeve që privatet duhet të kishin bërë. Nuk dimë nëse këto investime janë bërë brenda afateve. Ne nuk dimë nëse koncesionari ka plotësuar kushtet e kontratës. Këto kontrata janë hartuar në interes të koncesionarëve dhe jo qytetarëve. Vetë kontratat nuk kanë logjikë ekonomike të përbashkët”, tha Shehaj.
Ministri i Financave Ervin Mete deklaroi se dy koncesione ku Ministria e Financave është autoritet kontraktor po shkojnë drejt mbylljes.
“Në gusht të këtij viti, pra muajin tjetër, përfundon koncesioni i markimit të karburanteve dhe shërbimi kalon tek Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Në momentin që ky koncesion do të përfundojë, ne kemi vendosur që edhe tarifa e aplikuar nga koncesionari të hiqet. Pra, nuk do të ketë vazhdim të aplikimit të tarifës së markimit tek qytetarët dhe bizneset. Kostot e vazhdimit të shërbimit do të përballohen nga buxheti i shtetit”, tha Mete.
Gjithashtu, Mete nënvizoi se koncesioni i pullave fiskale, përfundon më 1 janar 2025.
Shmangies së përgjigjeve të ministrit Metës mbi PPP-të, Shehaj iu përgjigj nga vendi se do të shkojë në SPAK.
Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 15:31 Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:14 Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
- 14:55 Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
- 14:46 Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia