“1917” triumfon në BAFTA, zhgënjen “The Irishman”
Filmi dramatik “1917” kushtuar Luftës së Parë Botërore është fituesi i çmimeve BAFTA duke rrëmbyer mbrëmjen e djeshme plot 7 trofe përfshirë filmi më i mirë, filmi më i mirë britanik, regjia më e mirë për Sam Mendes.
“1917” u vlerësua po ashtu edhe për muzikën, dizajnin dhe efektet speciale të përdorura në film.
Fituesi i dytë i çmimeve BAFTA është filmi “Joker”, i cili u vlerësua me tre trofe duke përfshirë çmimin për aktorin më të mirë për Joaquin Phoenix, i cili fjalimin e tij e bazoi tek kritika kushtuar pabarazisë në botën kinematografike.
Renee Zellweger u vlerësua me çmimin si aktorja më e mirë në filmin “Judy”.
Brad Pitt mori trofeun si aktori më i mirë mbështetës në filmin e Tarantinos “Once Upon a Time in Hollywood. Ndërsa çmimi për aktoren më të mirë mbështetëse shkoi për Laura Dern për rolin e avokates në filmin “Marriage Story”.
“Parasite” një komedi e zezë kushtuar ndarjes sociale në Korenë e Jugut mori trofeun si filmi më i mirë i huaj. Sa I përket filmave të animuar triumfoi “Klaus” prodhim i Netflix.
Cmimet Bafta rezultuan një zhgënjim për filmin “The IrishMan” të Martin Scorsese i cili u nominua në 10 kategori por pa arritur të marrë asnjë trofe.
Fituesit dhe kandidatët e çmimeve BAFTA votohen nga 6.700 anëtarë të akademisë britanike , të cilët janë profesionistë të industrisë dhe krijues në të gjithë botën.
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij