Biden dhe Harris do të takohen veçmas me Netanyahun për armëpushimin e Gazës
Presidenti Joe Biden dhe Zëvendëspresidentja Kamala Harris do të ulen veçmas, me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për bisedime me interesa të larta për mbylljen e konfliktit të Gazës.
Takimet SHBA-Izraelite zhvillohen një ditë pas fjalimit sfidues të Netanyahut në Kongresin Amerikan, në të cilin ai mbrojti sulmet e Izraelit në Gaza, duke thënë se protestuesit anti-izraelit “duhet të kenë turp nga vetja”.
Do të jenë bisedimet e tyre të para ballë për ballë që kur Biden udhëtoi në Izrael disa ditë pas sulmit të Hamasit të 7 tetorit dhe përqafoi Netanyahun dhe premtoi mbështetjen amerikane .
Biden dhe Netanyahu gjithashtu do të takohen së bashku me familjet e pengjeve amerikane të mbajtura nga Hamasi.
Në orët e vona të pasdites, Harris, e cila është gati të bëhet kandidatja demokrate për President, do të takojë udhëheqësin izraelit në zyrën e saj ceremoniale në Shtëpinë e Bardhë.
Takimi pritet të vëzhgohet për të kuptuar se si Harris, që është zyrtarja e parë që bëri thirje për armëpushim, mund të ndryshojë politikën e SHBA ndaj Izraelit nëse ajo bëhet Presidente.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta