Obama telefonon Harris, do të bëjmë gjithçka që Kamala të fitojë zgjedhjet në SHBA

26 Korrik 2024 | 12:09

Ish-presidenti Barack Obama ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për Kamala Harris, si kandidate e demokratëve për Presidente në zgjedhjet e nëntorit në SHBA.

Komentet Obama i bëri përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, ku tha se ai dhe Michelle Obama e kishin telefonuar Harris për t’i shprehur mbështetjen e tyre.

“Në fillim të kësaj jave, Michelle dhe unë telefonuam mikeshën tonë @KamalaHarris. Ne i thamë asaj se mendojmë se ajo do të bëhet një Presidente fantastike e Shteteve të Bashkuara dhe se ajo ka mbështetjen tonë të plotë. Në këtë moment kritik për vendin tonë, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që ajo të fitojë në nëntor. Shpresojmë se do të na bashkoheni”, ka shkruar Obama në rrjetin social ‘X’.

Po ashtu, zëvendëspresidentja e falënderoi ish-Presidentin Obama përmes një shkrimi në llogarinë e saj në rrjetin social ‘X’.

“Do të thotë shumë për mua të kem mbështetjen tuaj, Michelle dhe Barack Obama. Le të shkojmë në punë”, ka shkruar Harris.

Bashkëngjitur shkrimit, ajo postoi edhe një video të një telefonate mes Obamës dhe vetes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026