Zbulimi në Detin Baltik, 100 shishe shampanjë gjenden në rrënojat e shek XIX
Zhytësit së fundmi kanë gjetur në Detin Baltik një anije me vela të shekullit të 19-të, të ngarkuar me shampanjë dhe verë.
Ata numëruan më shumë se 100 shishe shampanje në brigjet e Suedisë ndërsa sipas Tomasz Stachura, pjesë e grupit polak të zhytjes, beson se dërgesa mund të kishte qenë e destinuar për një car rus.
Ekipi i specializuar në eksplorimin e mbytjeve të anijeve në Baltik, e përshkroi gjetjen si thesar.
“Unë kam qenë zhytës për 40 vjet. Herë pas here, ju mund të gjeni një ose dy shishe. Por unë kurrë nuk kam parë arka me shishe alkooli dhe si në këtë rast”, tha drejtuesi i ekipit.
Përveç pijeve alkoolike u gjetën edhe shishe uji prej balte, që tregonin emrin e markës së kompanisë gjermane Selters që i ndihmoi ata të kuptonin se mbytja mund të ketë ndodhur nga viti 1850 deri në 1867.
Nëse shampanja do të ishte më me interes për shumë njerëz sot, uji mineral ishte asokohe një produkt ekskluziv “i trajtuar pothuajse si ilaç” dhe që do të dërgohej në tryezat mbretërore.
Vlera e tij ishte aq e çmuar, saqë transportet shoqëroheshin nga policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë
Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë